Celebrities Gossip Showbiz

Taylor Swift dhuron 1 milion dollarë për organizatën “Feeding America”!

Ylli i muzikës pop, Taylor Swift, ka dhuruar 1 milion dollarë për organizatën Feeding America, vetëm pak ditë para Krishtlindjeve. Drejtoresha ekzekutive e Feeding America, Claire Babineaux-Fontenot, tha se organizata, e cila mbikëqyr një rrjet bankash ushqimore, pika shpërndarjeje dhe programe lokale vaktesh, ishte jashtëzakonisht mirënjohëse për këtë dhurim.

Gjatë kësaj sezoni festash, mbështetja e vazhdueshme e Swift është një kujtesë e fuqishme për atë që mund të arrihet kur bashkohemi për t’i dhënë fund urisë. Kur qëndrojmë së bashku me njerëzit që përballen me urinë, mund të sigurojmë që familjet të kenë një tryezë të mbushur këtë sezon festash dhe më tej.

Taylor Swift nuk ka komentuar publikisht për dhurimin. Ekipi i saj gjithashtu nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment nga CBS News. Nuk është hera e parë që Swift bën bujë për dhurimet e saj. Këngëtarja dhe autorja e këngëve dhuroi 100,000 dollarë për familjen e një prezantuesi lokal radioje që u vra gjatë të shtënave në paradën e fitores së Kansas City Chiefs në Super Bowl, në shkurt të vitit 2024. Swift gjithashtu dhuroi 1 milion dollarë për ndihmën ndaj viktimave të tornadove në Tennessee në vitin 2023. Miliarderja u dha gjithashtu bonuse të mëdha dhjetëra anëtarëve të stafit që ishin pjesë e turneut të saj rekord, Eras Tour.