Gossip

Taylor Swift rrëfen periudhën më të errët! “Mendova se s’do gjeja kurrë njeriun e duhur”

Taylor Swift ka hapur zemrën për një nga kapitujt më të vështirë emocionalë të jetës së saj, duke zbuluar se, para se të njihej me Travis Kelce, kishte arritur në një pikë dëshpërimi ku besonte se dashuria e vërtetë nuk do t’i ndodhte kurrë.

Rrëfimi vjen në episodin e katërt të dokumentarit të Disney+ “The End of an Era”, ku këngëtarja flet pa filtra për ndarjet, presionin personal dhe mënyrën se si Eras Tour u kthye në “shpëtimin” e saj.

Sipas Swift, sfida më e madhe nuk ishte lodhja e turneut, por jeta private. Ajo tregon se pas dy ndarjeve të dhimbshme gjatë gjysmës së parë të turneut, koncertet u bënë arsyeja e vetme për të vazhduar.

Turneu nuk ishte i vështirë. Jeta ime personale ishte

-shprehet ajo, duke theksuar se skena i dha kuptim ditëve kur gjithçka tjetër dukej se po shembej.

Në dokumentar, Swift lë të kuptohet për fundin e lidhjes afatgjatë me Joe Alwyn dhe marrëdhënien e shkurtër me Matty Healy. Mes pasigurive emocionale, muzika u shndërrua në terapi.

Burrat do të të zhgënjejnë, Eras Tour kurrë

-thotë ajo me humor, ndërsa pranon se ndjehej e padukshme dhe e pakuptuar në jetën e saj sentimentale.

Kthesa erdhi në verën e vitit 2023, kur Travis Kelce mori pjesë në një koncert të Eras Tour. Pas një tentative të pasuksesshme për t’i dhënë numrin e tij, ata u lidhën përmes një miku të përbashkët dhe nisën të komunikonin larg syve të publikut.

Dalja e parë publike erdhi në shtator 2023, kur Swift u shfaq në tribunat e një ndeshjeje të Kansas City Chiefs, duke ndezur menjëherë vëmendjen globale.

Në gusht, u konfirmua se Kelce i propozoi Swift për martesë, ndërsa më 26 gusht 2025 këngëtarja e bëri zyrtare fejesën me një postim plot humor:

Mësuesja juaj e anglishtes dhe mësuesja juaj e palestrës po martohen.