Gossip Showbiz

Taylor Swift në qendër të vëmendjes: shqetësim për përndjekësin e zhdukur dhe…

Taylor Swift vijon të mbetet një nga yjet më të mëdhenj të muzikës botërore, duke mbushur çdo qytet ku performon dhe duke shitur biletat e koncerteve brenda pak minutash falë përkushtimit të “Swifties”, fansave të saj besnikë.

Së fundmi, emri i saj është përmendur jo vetëm për sukseset artistike, por edhe për një situatë shqetësuese.

Autoritetet policore kanë njoftuar se një person që e kishte përndjekur më parë këngëtaren është shpallur i zhdukur.

Ky zhvillim ka ngritur alarmin për Swift dhe familjen e saj, pasi më herët individi kishte tentuar të hynte në shtëpinë e saj, duke bërë që të vendosej një urdhër mbrojtjeje.

Megjithatë, këngëtarja nuk lejon që këto ngjarje ta pengojnë në rrugëtimin e saj profesional. Ajo ka prezantuar kopertinën e albumit më të ri “The Life of a Showgirl: The Crowd Is Your King”, e cila ka marrë vëmendje të madhe për ngjyrat e gjalla dhe elementet simbolike.

Në qendër të vëmendjes ka qenë edhe një aksesor i veçantë: unaza rozë prej ari 14 karatësh, e zbukuruar me 35 karatë diamante nga marka prestigjioze “Kallati” në bashkëpunim me “Zydo Italy”.

Vlera e saj arrin rreth 26 mijë euro, duke u bërë një ndër detajet më të komentuar nga fansat dhe mediat, krahas unazës së fejesës që Swift mori nga partneri i saj, Travis Kelce.