Një zhvillim i papritur ka përfshirë edhe Taylor Swift në betejën gjyqësore mes aktores Blake Lively dhe aktorit/prodhuesit Justin Baldoni. Sipas raportimeve të “Daily Mail”, një gjykatës ka vendosur që këngëtarja të përfshihet në listën e dëshmitarëve, për shkak të komunikimeve të mundshme mes saj dhe Lively-t që lidhen me filmin “It Ends With Us”, ku Baldoni mban rolin kryesor dhe është producent.
Dëshmia e mundshme e Swift pritet të ndodhë gjatë javës që nis më 20 tetor, nëse seanca shtyhet.
Burime pranë çështjes theksojnë se përfshirja e saj ka ardhur pa qëllim dhe se marrëdhëniet mes Swift dhe Lively, dikur të pandara, janë ftohur së fundmi, duke shtuar tensionin rreth procesit.
Nga ana tjetër, Blake Lively ka ngritur akuza të rënda ndaj Baldonit, duke e paditur për ngacmim seksual dhe krijimin e një ambienti toksik pune.
Aktori ka mohuar gjithçka, ndërsa padia e tij kundërpërgjigje për shpifje është rrëzuar nga gjykata. Situata është komplikuar edhe më tej, pasi një tjetër individ ka dalë publikisht me akuza për sjellje abuzive verbale ndaj Baldonit.
Aktorja kërkon dëmshpërblime të mëdha financiare, duke akuzuar gjithashtu kompaninë e Baldonit, “Wayfarer Studios”, për padi hakmarrëse dhe tentativa për të dëmtuar imazhin e saj.
Në dosje përfshihen edhe pretendime për kërcënime nga bashkëthemeluesi i studios, Steve Sarowitz, drejtuar Lively-t dhe bashkëshortit të saj, aktorit Ryan Reynolds.
Ndërkohë, një tjetër padi e Baldonit për shpifje kundër “The New York Times” është rrëzuar, me gjykatën që konfirmoi se raportimet e medias ishin të bazuara në dokumente zyrtare dhe të mbrojtura ligjërisht.
Ky zhvillim e vendos Taylor Swift në një pozitë delikate, pasi prania e saj në gjykatë mund të ndikojë jo vetëm në procesin ligjor, por edhe në marrëdhënien e saj të gjatë me Blake Lively.