E ftuar në emisionin “Labirint në tru” këtë javë me Xhoi Jakaj dhe Denisa Krasniqi në studio ka qenë Nora Malaj. E njohur si një nga gratë me më shumë ndikim në jetën publike edhe kur ka qenë pjesë e politikës por edhe si aktiviste ajo ka rrëfyer më shumë detaje për jetën dhe eksperiencat e saj në jetë.
Nëse flasim se si është ngarkuar politika sot, mund të them me dhimbje shumë të madhe se nëse kur hyra isha me idealizëm të plotë dhe politikani duhet të ketë tre elemente: kodi i moralit, empatia për popullin dhe duhet ta trajtojë popullin me një trishtim në sytë e tij. Nuk duhet të mendojë që unë jam lart dhe ti je poshtë, duhet të prekë cilindo dhe dhimbjen e dikujt tjetër ta veshi në formë empatie. Ne nuk kemi politikanë që në thelbin e tyre kanë empati, kemi politikanë që shfaqen si empatikë, por nuk janë. Kemi ndërtuar një mekanizëm që në fakt nuk ka prodhuar politikë. Për mua ne kemi 36 vite që nuk prodhojmë politikë por pushtet-mbajtje. Kur ti prodhon pushtet-mbajtje nuk ka se si të lirojë karrigen dhe po të shohësh politika është zinxhiri më i frikshëm i përroit të ndërgjegjjes së njeriut, i cili ka frikë nga vetja në radhë të parë, pastaj nga të tjerët.