Botë e Çuditshme Love & Sex

Të martohesh me 10 gra në të njëjtën kohë nuk është më një mision i pamundur, blogeri e bën realitet!

Të jesh i martuar me 10 gra në të njëjtën kohë?! Mesa duket nuk është një mision i pamundur. Blogeri në Nju Jork, Emmanuel Lustin, thotë se u martua me dhjetë gra gjatë një ceremonie në plazh. Videoja që 28-vjeçari publikoi në TikTok numëron më shumë se 581,000 shikime. Në mbishkrimin shoqërues të videos ai shkruan: “Kështu që sot u martova me dhjetë gratë e mia”.

https://www.tiktok.com/@misterlustin/video/7261433688230071595

Lustin sqaron se gratë e tij flasin gjuhë të ndryshme, kanë personalitete të ndryshme po ashtu dhe janë të gjitha të bukura. E vetmja gjë që kanë të përbashkët është dashuria që ndajnë për njëra-tjetrin dhe energjia pozitive që kanë.