Auto & Moto

Të ngasësh makinën ngadalë qenka më e rrezikshme se ta ngasësh shpejt?!

Ngarja ndjeshëm nën kufirin e lejuar të shpejtësisë mund të rrisë gjasat për aksidente. Sipas Shoqatës Kombëtare të Automobilistëve, shoferët tepër të ngadaltë prishin rrjedhën e trafikut, krijojnë bllokime dhe nxisin drejtuesit e tjerë të marrin vendime të rrezikshme si ndërrime të papritura korsish ose parakalime të rrezikshme. Studimet kanë treguar se ngarja shumë e ngadaltë në autostrada dhe rrugë kryesore lidhet me një përqindje më të lartë përplasjeje nga mbrapa dhe me sjellje më agresive nga drejtuesit e tjerë.

Shoferët më të shpejtë detyrohen të frenojnë papritur, duke ulur kohën e reagimit dhe rritur mundësinë e manovrimeve të gabuara. Ekspertët e trafikut sqarojnë se edhe ngarja e shpejtë është e rrezikshme, por diferencat e shpejtësisë janë faktori kryesor i riskut. Kur një shofer lëviz shumë më ngadalë se pjesa tjetër e trafikut, ndërprerja që shkakton mund të jetë po aq fatale sa edhe ngarja e pamatur me shpejtësi të lartë.

Të gjithë e dimë se të ngasësh makinën në gjendje të dehur është një jo e madhe. Por a e dini se drejtimi i makinës kur jeni i lodhur mund të jetë po aq i rrezikshëm sa ngasja në gjendje të dehur? Një studim i ri ka zbuluar se ata që flenë më pak se pesë orë në natë kanë po aq të ngjarë të pësojnë një aksident me makinë sa ata që kanë kaluar kufirin ligjor për alkool.

Lodhja kontribuon në rreth katër për qind të aksidenteve rrugore fatale dhe dy për qind të të gjitha përplasjeve në Britani, sipas organizatës bamirëse të sigurisë rrugore Brake. Megjithatë, ka të ngjarë që shifrat e vërteta të jenë shumë më të larta sepse lodhja është e vështirë të dallohet dhe, ndryshe nga alkooli dhe droga, policia nuk mund të testojë për lodhje.