Policia dha detaje mbi të shtënat me armë zjarri të raportuara mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Në një njoftim të shpërndarë për mediat, uniformat blu bëjnë me dije se nga këqyrja e vendit ku dyshohet se u qëllua, nuk u gjet asnjë gëzhojë apo predhë plumbi.
Njoftimi zyrtar:
Më datë 28.11.2025, rreth orës 20:30, shtetasi F. P., 66 vjeç, ka njoftuar në Polici se kishte dëgjuar të shtënë me armë zjarri afër banesës së tij, në lagjen “Vullnetari”.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët nga këqyrja e vendit ku dyshohet se ishte qëlluar, nuk gjetën asnjë gëzhojë, si dhe në pjesën e sipërme të banesës ku dyshohet se ishte qëlluar një herë me armë zjarri, nuk u gjet predhë plumbi.
Vijon puna për sqarimin e rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.