Tech

Teleskopi sjell një imazh të ri të Diellit!

Një imazh i ri i Diellit, i kapur nga teleskopi më i madh diellor në botë, ka zbuluar sipërfaqen e yllit tonë më të afërt me një nivel të paparë detajesh. Imazhi është i pari që vjen nga Filtri i Rregullueshëm i Dukshëm (VTF) i Teleskopit Diellor Daniel K. Inouye në SHBA. Ky instrument i avancuar lejon ndërtimin e një pamjeje tredimensionale shumë të afërt me atë që ndodh në sipërfaqen e Diellit. Pamja tregon një grup njollash të errëta me përmasa sa një kontinent, të vendosura në atmosferën e brendshme të Diellit, me një shkallë precize prej 10 kilometrash për piksel.

Këto njolla, të njohura si njolla diellore, janë zona me aktivitet të fortë magnetik ku mund të ketë shpërthime masive diellore. Këto shpërthime ndikojnë drejtpërdrejt te planeti Tokë, duke ndërhyrë në rrjetet elektrike dhe komunikimet satelitore. Kuptimi i këtyre fenomeneve është thelbësor për të parashikuar motin hapësinor dhe për të mbrojtur teknologjinë tonë.

Teleskopi përdor një teknikë të sofistikuar filtrimi përmes dy pllakave xhami të vendosura shumë afër njëra-tjetrës, që lejojnë përzgjedhjen e valëve të gjata të caktuara të dritës. Kjo i mundëson shkencëtarëve të studiojnë shtresa të ndryshme të atmosferës diellore dhe të matin temperaturën, presionin, fushën magnetike dhe lëvizjet brenda saj. Instrumenti pritet të bëhet plotësisht funksional deri në vitin 2026 dhe konsiderohet “zemra” e teleskopit Inouye.

Rikujtojmë se në fund të shtatorit 2024, uragani Helene goditi brigjet e Floridës me forcë shkatërruese. Por ndërsa stuhia bëri kërdinë në tokë, diçka shumë më e çuditshme po ndodhte sipër. Nga lartësia 55 milje, Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor i NASA-s (ISS) vëzhgoi një fenomen të paparë më parë, valët atmosferike që valëviteshin nëpër mezosferë, një shtresë e atmosferës shpesh e harruar, por tani e vënë në qendër të vëmendjes. Zbulimi ndodhi lart në mesosferë, një shtresë atmosferike e ftohtë dhe e dobët midis 31 dhe 55 milje mbi Tokë. Nga sipërfaqja, ky rajon duket bosh dhe i heshtur por gjatë kalimit të Helenës, ISS zbuloi modele valësh që zbuluan një reagim dinamik dhe të gjerë atmosferik.