Aktualitet

Tërmeti dhe pandemia/rritet numri i çifteve që kërkojnë terapi te psikologu!

Ditën e sotme në emisionin e mëngjesit “Wake up” në Top Channel, për të folur rreth terapisë në çift ishte e ftuar psikologia Besarta Taçi, nga “Qendra e Psikoterapisë dhe Psikotraumatologjisë” EMDR.

E veçanta e stilit shqiptar të terapisë së çiftit është se ndonjëherë partnerët nuk shkojnë bashkë te specialisti, por veç e veç. Por diçka tjetër është vënë re nga Besarta, një fenomen i cili ka të bëj me rritjen e numrit të çifteve që shkojnë për terapi te psikologu. Dhe kjo ka ndodhur pikërisht pas tërmetit e pandemisë. Për më shumë rreth kësaj flet vetë Taçi…

Kam vënë re një ndryshim shumë të rëndësishëm pas tërmetit dhe në situatën e pandemisë figura e psikologut ka qenë më prezent. Janë bërë lëvizje edhe në aspektin e trajnimeve ndërkombëtare. Është sensibilizuar pak më shumë për shëndetin mendor. Ajo që unë kam vënë re në dy vitet e fundit është se është bërë një lëvizje. Në vitin e parë duke qenë se unë jam e specializuar në seksologji më vijnë edhe çifte që kanë disfuksione të ndryshme seksuale. Por, në dy vitet e fundit vijnë çifte me problematika të ndryshme psikologjike dhe të marrëdhënies në çift. Është tendencë më e lartë që bëhet kërkesa për situata të ndryshme psikologjike në çift. Kjo ka qenë edhe tendenca e personave që kanë thënë se ne kemi kërkuar terapist në çift por nuk kemi gjetur.