Aktualitet

Tetori Rozë, Kryeministri Rama: Mamografia falas në çdo spital dhe poliklinikë!

Me hyrjen e tetorit rozë, Kryeministri Rama u ka bërë thirrje grave dhe vajzave në vend që këtë muaj të marrin kohë për t’u kujdesur për veten. Me anë të një postimi në Facebook, Rama i fton ato që të bëjnë mamografinë falas në çdo spital dhe poliklinikë.

Postimi i Plotë:

MIRËMËNGJES dhe me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend, ju uroj një muaj të mbarë.