Auto & Moto

Tha se do të tërhiqej nga shënimi i rekordeve botërore në shtator 2019, reagon Bugatti!

E mbani mend kur Bugatti tha se do të tërhiqej nga shënimi i rekordeve botërore në shtator 2019? Mendimi ka ndryshuar që atëherë, po ashtu edhe objektivat e kompanisë. Ndërmarrja e përbashkët Bugatti Rimac e sapothemeluar, tashmë ka thyer një rekord. Mistral është tani makina më e shpejtë e prodhuar ndonjëherë. Ai ndjek dy Veyron dhe një Chiron. Ndërsa për herë të parë, modelet janë paraqitur së bashku. Të kombinuara, makinat nxjerrin 5,520 kuaj fuqi nga motorët e tyre.

Përveç motorëve mbresëlënës të fuqishëm, katër hipermakinat kanë bërë histori edhe duke vendosur rekorde shpejtësie. Bugatti duke se nuk ka mbaruar ende me vendosjen e rekordeve. I dhënë pas shpejtësisë së lartë, shefi Mate Rimac ka bërë të ditur se kompania po synon një rekord të ri të shpejtësisë maksimale dhe bëhet fjalë për shpejtësi mbi 500 km/h. Bugatti Mistral sapo ka vendosur një rekord të ri të shpejtësisë.

Makina e rekordeve botërore W16 Mistral arriti 453.91 km/h në ATP Automotive Testing Papenburg në Gjermani. Gjatë kësaj ngjarjeje, thuhet se Rimac është parë duke biseduar me një nga inxhinierët e gomave Michelin. Në vitin 2024, makina më e shtrenjtë në botë vazhdon të mbetet Bugatti La Voiture Noire, një simbol i luksit dhe inxhinierisë së avancuar me një çmim që arrin deri në 18 milion dollarë. Ky model i veçantë ka tërhequr vëmendjen e entuziastëve të automobilizmit dhe koleksionistëve nga e gjithë bota.

Bugatti ka zbuluar së fundmi një model të ri, Bugatti Tourbillon, një bishë e vërtetë e rrugës me motor hibrid dhe një çmim marramendës. Makina e re do të zëvendësojë modelin Chiron, me 1500 kuaj fuqi, që kushton 3,3 milionë dollarë. Tourbillon ka një motor hibrid, një vendim i marrë nga kompania pas shkëputjes nga Grupi Volkswagen dhe shkrirjes me Rimac, një kompani kroate që prodhon supermakinën elektrike Rimac Nevera.