Sipas burimeve në industrinë e automobilave, një shërbim i thjeshtë si ndërrimi i vajit për një model Bugatti mund të kushtojë deri në 25,000 dollarë një shumë që shpesh barazohet me çmimin e një makine të zakonshme. Bugatti ka prezantuar një model unik të supermakinës së saj W16 Mistral, të quajtur “Caroline”, i krijuar posaçërisht si një dhuratë personale nga një baba për vajzën e tij.
Automjeti është një “one-off”, pra një model i vetëm në botë, i realizuar përmes programit të personalizimit të markës. Ai bazohet në roadsterin W16 Mistral, një seri e kufizuar në vetëm 99 njësi. Dizajni i makinës është frymëzuar nga fushat e livandës në Provence, me ngjyra që kombinojnë nuanca blu, vjollcë dhe të kuqe.
Detajet artistike vazhdojnë edhe në brendësi, ku motivet florale janë të pranishme në sedilje, dyer dhe panelin e kontrollit. Një element i veçantë është emri “Caroline”, i vendosur në pjesën e pasme të makinës, që shfaqet gjatë aktivizimit të sistemit aerodinamik.