Rajoni

Thaçi: Jo ndarjes, po bashkimit me Luginën e Preshevës!

Kosova do të kërkojë zyrtarisht bashkimin me Luginën e Preshevës. Kështu bëri të ditur Presidenti Hashim Thaçi që pohoi se tashmë këtë kërkesë të adresuar nga drejtuesit lokalë të Luginës ta paraqesë në tryezën e bisedimeve me homologun serb Vuçiç. Ai përsëriti qëndrimin e tij se nuk do të ketë ndarje të Kosovës por saktësim të vijës kufitare me Serbinë. Ndërkaq në shtator dy vendet do të hyjnë në një faze finale të përmbylljes se dialogut mes dy vendeve.