E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Ledjona Xheladinaj. Në këtë intervistë me Ronaldo Sharkën, Ledjona ka folur më shumë për aksidentin që i ndodhi vetëm pak kohë më parë, partnerin e saj, por po ashtu ka dhënë disa komente edhe për banorët e këtij viti të BBV4…
Si ndodhi aksidenti?
Kam qenë në Dibër për të xhiruar emisionin tim. Unë e kam qejf terrenin e vështirë dhe doja të shkoja në Bjeshkë, me atë borën që kishte rënë. E mora motorin e borës vetë dhe kjo bëri që të rrëzohesha dhe të dëmtoja shtyllën kurrizore. Isha në panik se mendova se u paralizova se nuk po ndieja këmbët. Ka qenë kohë e keqe, binte borë, shi. U deshën 30 minuta që të shkoja në spital në Peshkopi, për shkak të kohës së keqe. Kjo e vështirësoi më shumë gjendjen time. Më është dashur 6 javë regjim i detyruar shtrati për t’u rimëkëmbur. Duhet të jemi pak të kujdesshëm, këtë duhet t’ua them të gjithëve.
Si ka qenë për ty ky qëndrimi në shtëpi?
Përveç dhimbjeve, kam pasur vështirësi në ecje, nuk mund të ngrihesha dot. Më ka ndihmuar mami dhe motra. Kam pasur mesazhe pafund edhe nga njerëz që nuk i njihja që më kanë ndihmuar ta kaloj. Por tani jam mirë shyqyr Zotit, kaloi.
Nga ana senimentale si po shkon çdo gjë?
Nuk kam asnjë ndrojtje që ta them. Jam e lumtur. Personi që më ka qëmdruar më shumë afër gjatë kësaj periudhe ka qenë personi i zemrës. I jam mirënjohëse. Është e vështirë të gjesh njerëz të tillë sot.