Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Pavarësisht se është ende fillimi i qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet.
Heidi, si lidere e shtëpisë ka dënuar tre banorët e shtëpisë të cilët kanë thyer rregullat. Liderja ka dënuar Françeskën, Vesën dhe Romeon. Disa nga dënimet e Heidit ishin:
Françeska, ty të dënoj mos të flasësh shumë, mos të bësh debate, mos të ofendosh dhe sillu mirë. Vesa, të dënoj mos të dalësh jashtë! Ty (Romeo) të dënoj të mos këndosh.
Françeska nga ana e saj e kundërshtoi dënimin dhe tha se është e padrejtë të mos flasë dhe të mos bëjë debate, sepse është edhe në nominim ditën e shtunë. Më pas, Heidi e ndryshoi dënimin ndaj saj duke i thënë “do rrish me duar në xhepa”.