Prostitucion në Tiranë, dy turq të arrestuar nga uniformat blu. Në kuadër të operacionit të koduar “Foreigners”, në pranga ranë një 31-vjeçar dhe një 27-vjeçare, të dyshuar për shfrytëzim prostitucioni. Ata kishin rekrutuar e detyruar dy shtetase, nga Turqia dhe Azerbajxhani, të ushtronin prostitucion në një apartament në Rrugën e Barrikadave.
Gjatë operacionit u sekuestruan 2 mijë e 500 euro, 200 dollarë dhe tre celularë, si të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm. Ndërkohë, dy shtetaset që ushtronin prostitucion po hetohen në gjendje të lirë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Foreigners”, duke vënë në pranga dy shtetas turq, një 31-vjeçar dhe një 27-vjeçare, të dyshuar për shfrytëzim prostitucioni. Sipas hetimeve, dy të arrestuarit kishin rekrutuar dhe detyruar dy shtetase, një nga Turqia dhe një nga Azerbajxhani, të ushtronin prostitucion në një apartament në Rrugën e Barrikadave.
Gjatë operacionit u sekuestruan 2500 euro, 200 dollarë dhe tre celularë, të dyshuar si të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm. Ndërkohë, dy shtetaset që ushtronin prostitucion po hetohen në gjendje të lirë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.