Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.
E ftuar sot në “Live From Tirana” ishte Alba Çaushi, motra e Krisës, banores së “BBV4”. Lidhur me të ajo tha:
Krisa është një person shumë i dashur edhe pse aty është loja që të bën të shpërthesh. Është pak nevrike, nuk po bën ndonjë gjë ndryshe, ashtu është karakteri i saj. Është e vertëtë, është lojtare e vërtetë, e drejtpërdrjte.
Sa i përket raportit me Tirin, ajo tha:
Tiri duket që e mbështet dhe i jep qetësinë që i duhet Krisës. Nominimin nuk do e quaja autogol. Është pak në rrezik, por mendoj që edhe Loredana dhe Livia janë në rrezik. Tiri është super djalë, shumë djalë i, mirë ma vlerëson motrën Krisa nuk është natyrë xheloze, por ndoshta presioni në shtëpi e bën të jetë pak e tillë. Është loja që të bën të ndihesh e pasigurt.