Bota

Tornadot godasin disa shtete amerikane, shënohen viktima!

Moti i keq nuk kursen Amerikën ku disa tornado goditën jugun e Midwest-in e Shteteve të Bashkuara, përfshirë shtetet Illinois, Missouri, Arkansas, Kentucky e Tennessee. Në Arkansas u raportua për dy viktima, ndërsa disa punëtorë u bllokuan në mjediset e një kapanoni të Amazon në Illinois, pasi erërat e forta shkulën çatinë. Ekipet e kërkim shpëtimit ndërhynë për t’i nxjerrë prej atje.

Në një qendër rehabilitimi në Arkansas, tornado vrau dy persona, pesë të tjerë u plagosën rëndë dhe një numër i papërcaktuar njerëzish morën dëmtime të lehta. Qendra “Monette Manor” ka një kapacitet për të pritur të paktën 86 pacientë. Gjithashtu, pati ndërhyrje nga jashtë për të ndihmuar 20 vetë që kishin mbetur të bllokuar.

Në Illinois, të paktën 100 punëtorë të turnit të natës përjetuan momente paniku kur çatia e një magazine të Amazon në Edwardsville fluturoi nga erërat e fuqishme. Por, më pas u shpëtuan dhe u dërguan në një zonë më të sigurtë të godinës.

Ishin vetë punonjësit e Amazo, që postuan video në rrjetet sociale, për të qetësuar familjarët.

https://twitter.com/DuchessofRnR/status/1469518072843321348?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1469518072843321348%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.tgcom24.mediaset.it%2Fmondo%2Fdiver

Stuhitë shkaktuan dëme edhe në Tennessee e Kentucky. Në këtë të fundit, disa godina u rrëzuan në Mayfield. Flitet për 100 viktima, por nuk ka konfirmim zyrtar. Edhe këtu, disa persona mbetën të bllokuar në një fabrikë për prodhimin e qirinjve.