Aktualitet

Trafik kilometrik në aksin Librazhd-Elbasan, qytetarët kthehen nga Korça pas festës së Pashkëve

Pas përfundimit të festës së Pashkëve, shumë qytetarë po kthen nga Korça.

Për pasojë është krijuar trafik në disa kilometra prej Librazhdit në drejtim të Elbasanit.

Të dielën besimtarët katolikë dhe ortodoksë festuan Pashkët.

Radhë mjetesh në pikën kufitare të Kapshticës! Pas festimit të Pashkës në Shqipëri, emigrantët shqiptarë po kthehen drejt shtetit grek ndërsa kanë krijuar radhë në pritje për të kaluar doganën.

Korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule, raporton aktualisht po punohet me 3 sportele në dalje në palën shqiptare ndërsa situata mbetet e kushtëzuar nga pala greke pasi atje ka fluks në hyrje e në dalje dhe nuk po bëjnë hapje të sporteleve të tjera.

Sipas informacioneve, pala shqiptare ka të gjitha kapacitetet për të shtuar deri në 6 sportele por mbeten në pritje të situatës në palën greke.