Sport

Tragjedi në futboll, futbollisti 19-vjeçar ndërroi jetë në fushën e lojës!

Një futbollist 19-vjeçar kazak, humbi jetën gjatë një ndeshjeje zyrtare të Ligës së Parë në Kazakistan, mes ekipeve Khan Tengri dhe Ekibastuz, sfidë e vlefshme për javën e 25-të të Kampionatit.

Ishte minuta e 63-të, kur Dias Toleu, lojtari i Khan Tengrit u rrëzua në fushë. Më pas u konfirmua se kishte ndërruar jetë, edhe pse arsyeja akoma nuk bëhet e ditur. I lindur në Almat, i riu ishte nga të rinjtë e Kairatit. Me Khan Tengrin luante prej prillit të vitit 2024.

Pas lajmit të hidhur, Federata e Futbollit të Kazakistanit reagoi me një deklaratë zyrtare:

Me trishtim të thellë japim lajmin për ndarjen nga jeta të sulmuesit të ri, Dias Toleu. Edhe pse në një moshë shumë të re, ai spikaste për pasionin e tij për futbollin dhe talentin e madh. Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, miqve dhe klubit të tij, thuhet në reagimin e federatës kazake.