Bota

Tragjedi për Krishtlindje/ Tymi i mangallit i merr jetën çiftit të moshuarve në Greqi.

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në ditën e Krishtlindjes në Greqi.

Një çift të moshuarish janë gjetur të pajetë në banesën e tyre.

Mediat fqinje shkruajnë se i moshuari 95-vjeçar dhe bashkëshortja e tij 92-vjeçare, janë konstatuar të pajetë pasditen e sotme nga fqinjët e tyre.

Nga informacionet e para, shkak i vdekjes dyshohet të jetë bërë tymi i shkaktuar nga mangalli që përdornin për ngrohje në shtëpi. Megjithatë, mjekesia ligjore do të hedhë dritë mbi shkaqet e sakta.

Autoritetet kanë nisur hetimet për përcaktuar shkakun e plotë të kësaj ngjarje.