Sport

Trajneri i Tiranës: Kemi shumë punë për të bërë, bashkë arrijmë qëllimin, ekipi është përmirësuar!

Trajneri i Tiranës, Ardian Nuhiu doli në konferencë pas fitores 0-1 ndaj Egnatias.

“10 pikët e vitit 2026 a janë garanci? Në asnjë moment, në fakt për ne kampionati sapo ka filluar. Kemi dhe shumë punë. Ndoshta është herët, dua të falenderoj presidentin që ka bërë sakrificë për të sjellë futbollistë kualitativë, dhe drejtuesit për mënyrën si kanë punuar për të sjellë futbollistë me karakter. Pjesa që ka ndryshuar te Tirana është kualiteti i skuadrës, karakteri. Është një grup që e duan të gjithë suksesin. Mbrojnë si të çmendur, padiskutim na bën krenarë si staf. Kemi shumë punë për të bërë, është vetëm fillimi”.

LEXO EDHE: Vllaznia gjen fitoren e pestë radhazi! Tirana shokon Egnatian!

“E dinim për kualitetin e kundërshtarit, nuk diskutohet. Skuadër që do të ketë topin, lëviz mirë në mbrojtje, ishim përgatitur te zona e dytë. Ishim të përgatitur me skuadrën që të mbrohemi mirë, pastaj të shfrytëzojmë shpejtësinë e Tabeku dhe Xhixhës. Pjesa e dytë i takoi kundërshtarëve. Gjithmonë duke falenderuar lojtarët për mbrojtjen.

Për mua të gjithë të barabartë, po dalin dhe po luftojnë në fushë. Qoftë dhe 15 minutat e fundit. Në varësi të kundërshtarit do përgatisim ndeshjet. Skuadrat e tjera që do na vijnë përballë, do analizojmë topin, kur të jemi më kualitativë se kundërshtarët. Kisha premtuar te Vora, që dy pikë që lamë sot do i rikuperojmë diku tjetër. Ndoshta ndodhi sot. Nuk do të thotë se ndalojmë. Në varësi të kundërshtarit do përgatisim ndeshjet.

LEXO EDHE: Bellingham lë fushën duke qarë/ Ylli anglez pëson dëmtimin e rëndë në kampionat, rrezikon Botërorin 2026!

E dinim se do të kemi probleme të tilla sepse po fillonte kampionati shumë shpejt. Jemi detyruar të fusim futbollistët pa kaluar faza. Me forcat që kemi do mundohemi të përballojmë kundërshtarët e radhës”, – tha Nuhiu.

Pas humbjes 0-1 ndaj Tiranës, trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, shpërtheu ndaj arbitrimit, duke pretenduar se skuadra e tij është penalizuar për të katërtën ndeshje rresht.

“Kemi pasur dy penallti që nuk na i dhanë. Nuk është e drejtë që për çdo prekje të lojtarëve të Tiranës gjykohet faull, ndërsa për ne vazhdon loja,” tha Tetova në prononcimin e tij pas ndeshjes. Ai shtoi se golat e skuadrës së tij janë anuluar dhe situatat e favorshme nuk janë shfrytëzuar për shkak të vendimeve të arbitrave: “Penalltia e Grudës është penallti, lojtari driblohet dhe rri në vend. Ndërkohë, një shtyrje ndaj një lojtari të Tiranës nuk ndalohet loja. Kjo është e katërta ndeshje rresht që Egnatia penalizohet gabimisht.”