Refuzimi i papritur i trajnerëve Claudio Ranieri dhe Stefano Pioli ka tronditur drejtuesit e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), të cilët tani duhet të gjejnë shpejt një zëvendësues për stolin e kombëtares.
Vendimi për shkarkimin e Luciano Spallettit në prag të një ndeshjeje, pa pasur ende pëlqimin e një trajneri të ri, është konsideruar i diskutueshëm dhe ka krijuar një situatë të vështirë.
LEXO EDHE: Kombëtarja kuqezi tronditet në prag të ndeshjes me Letoninë, Silvinjo humb një nga liderët!
Alternativa më e përfolur ishte Stefano Pioli, aktualisht në kontratë me klubin saudit Al Nassr, por që është në radar edhe të Fiorentinës për rikthimin në Itali. Duket se pas gjashtë vitesh Pioli do rikthehet në Firenze dhe i ka thënë “jo” edhe kombëtares.
FIGC ka në konsideratë edhe rikthimin e Roberto Mancinit, i cili u shpreh së fundmi i penduar që la kombëtaren në gusht 2023 dhe do të donte të rikthehej në stolin “e kaltër”. Marrëdhëniet e tij me presidentin Gravina janë të ftohta pas largimit të papritur.
LEXO EDHE: Sonte Letoni-Shqipëri ekskluzivisht në Digitalb, kuqezinjtë pa mbrojtjen zyrtare!
Në sfond mbeten edhe emra të rinj me të kaluar të shkëlqyer në ekipin kombëtar, si Daniele De Rossi, Fabio Cannavaro dhe Gennaro Gattuso, dy fitues të Kupës së Botës kur mbronin ngjyrat e të kaltërve. Gattuso duket i favorizuar.