Të gjithë aktorët e tregut financiar u mblodhën në një tryezë diskutimi me AMF, Ministrinë e Financave dhe Bankën e Shqipërisë për të diskutuar prioritetet e zhvillimit të tregjeve të kapitalit.
Qeveria ka miratuar një paketë ligjesh si dhe ka miratuar dokumentin strategjik 5 vjeçar për zhvillimin e bursës dhe listimin e kompanive me kapital shtetëror.
Gjithashtu në Maj është finalizuar edhe oferta e parë publike fillestare nga një kompani private, ndërsa hapi i radhës është listomi kompanive me kapital shtetëror
Tregjet e kapitalit momentalisht dominohen nga bonot dhe obligacionet e thesarit të emetuara nga qeveria, ndërsa fondet e investimeve, obligacionet koorporative dhe fondet e pensioneve private vijojnë të kenë peshë të ulët në sistemin financiar .