Design Lifestyle Live From Tirana

Trendet e reja të arredimit të shtëpisë sipas Anila Hetoja: “Nuk duhet të mungojnë…”

E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Anila Hetoja, piktore dhe interior design. Ajo ka folur mbi trendet e fundit të arredimit të shtëpisë, ngjyrat që duhet të mbizotërojnë dhe çfarë nuk duhet të mungojë në ambientin tuaj…

Çfarë nuk duhet të mungojë në shtëpi?

E kam thënë dhe vazhdoj ta them, janë qirinjtë aromatikë, lulet e thara, që mund t’i thajmë vetë dhe frutat e thata që tërheqin aromën në ambientin që ne gatuajmë. Pra, janë shumë të domosdoshme mendoj unë, sidomos në ambientet e ndenjes. 

Qirinjtë aromatikë përdoren gjatë gjithë vitit apo ka momete që duhet pak më kujdes?

Qirinjtë aromatikë gjatë gjithë vitit. Sidomos në shtëpitë e çufteve të reja, duhen. Ose në në darkë që kanë të ftuar miq, i duan tek salloni, i duan tek veranda, tek ballkoni… Krijojnë atë atmosferën edhe kur është periudha e pranverë-verës. Sidomos pastaj në stinën e vjeshtë-dimër, të ngroh syrin.