Aktualitet

Tritoli në banesën e Mziut dhe te lokali në Kamëz, dyshohet i njëjti autor!

Në këtë video shfaqet autori i vendosjes së tritolit në banesën e deputetit demokrat Xhelal Mziu, ngjarje e ndodhur dy muaj më parë. Janë kamerat e banesave në afërsi të Mziut që kanë fiksuar lëvizjet e tij.  Grupi hetimor ka dyshime se i njëjti person është autor edhe i tritolit në lokalin në Kamëz. Madje, mund të fshihet pas të paktën 6 shpërthimeve me tritol gjatë vitit të fundit, në Kamëz e në zona të ndryshme të Tiranës.

Sipas burimeve, ka dyshime të forta se kanë ndodhur nga e njëjta dorë. Kamerat e sigurisë fiksojnë të njëjtat lëvizje. Autori maskohet si punëtor ose me rroba të errëta dhe me biçikletë largohet nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, zbulohen detaje të reja në lidhje me tritolin te lokali në Kamëz, pak pajvë më parë, ngjarje për të cilën u kapën tre persona, Jeton Lami, Florin Domi e Flogert Mzhika.

Sipas burimeve, disa ditë përpara ngjarjes, Florin Domi, i cili ka një biznes në afërsi të lokalit, ka thirrur pronarin e lokalit Saimir Sina duke i thënë se po e kërkon Jeton Lami. Sina ka shkuar dhe e ka takuar Lamin ku ky i fundit e pyeti se pse i kundërshton? Sina ia ktheu që nuk i njihte fare.

Pas kësaj, Lami deklaroi:

Meqë nuk na njeh do të na japësh 500 mijë euro, ose do të shikosh se çfarë do të pësosh.

Sina kundërshtoi duke vënë në dukje se nuk do iu jepte asnjë lekë. Disa ditë pas kësaj, Sina u largua drejt Italisë ku edhe jeton. Ndërkohë, Flogert Mzhika shkoi e takoi dy kunetërit që e kishin marrë me qira biznesin duke iu thënë se nuk do ta gëzojnë dot.