Sport

Triumfi në kampionat, Shkëmbi: Besuam dhe ia dolëm, Tirana do marrë pikë me futboll të bukur

Bledi Shkëmbi, trajneri i Tiranës, analizoi fitoren 0-3 ndaj Bylis. Bardheblutë u rikthyen te fitorja pas 3 humbjeve radhazi në Superiore.

“Po luanim kundër një kundërshtari që ishte më në formë për momentin, ndoshta skuadra më e fortë. Arritëm të bënim atë që besonim se mund ta bëjmë. Por është shumë pak akoma, s’duhet të fluturojmë. E dija që do të kishim vështirësi, por e rregulluam. Nuk bëmë një ndeshje perfekte, por duhet dhe kemi mundësi të bëjmë më shumë. Për fat të mirë sot dolëm për të shënuar dhe shënuam.

LEXO EDHE: ‘Giro d’Italia’ në Tiranë, Veliaj pret Presidentin e Federatës Evropiane të Çiklizmit: Do shkëlqejmë sërish! Enrico Della Casa: Tirana, në rrugën e duhur

Rafa Silva? Po është një lojtar që ka ardhur në janar, por unë e gjeta në skuadër. Patjetër që mora informacionet për mënyrën e lojës. Një lojtar që më ka pëlqyer për atë ç’ka unë mendoja se mund të luajmë më mesfushë. Unë nuk e prisja që të ishte në këtë nivel.

Ishte pak e pamenduar nga ana ime për rikthimin, por unë lashë diçka në mes që mendoja se do e bëja mirë. Kjo ishte arsyeja e vetme që kur ma kërkuan u riktheva. Unë dua të luaj një futboll të bukur dhe të fitoj me një futboll të bukur. Sot e para ishin arsyet psikologjike, pasi skuadra nuk mund të luajë një futboll të bukur. E dyta është kundërshtari, si sot që ishte agresiv. Do mundohemi të luajmë futboll të mirë, të bukur, por edhe pikët.

Ernest me karton të kuq? Unë nuk e kam parë akoma situatën, por i thashë që duhet të kesh kujdes. Nuk kam parë asgjë i thashë, por në situatën që jemi dëmton skuadrën. Çdo futbollist duhet ta mendojë mirë”, tha Shkëmbi.