Donald Trump kërcënon me 200% Francën për tarifat e verës dhe shampanjës. Ky reagim i presidentit amerikan vjen pasi homologu francez, Emmanuel Macron refuzoi për t’iu bashkuar “Bordit të Paqes” në Gaza.
Sipas tij, vendosja e tarifave mbi verërat dhe shampanjat franceze do ta shtynin shefin e Elizesë, Emmanuel Macron të bashkohej me Iniciativën e Paqes.
Do të vendos një tarifë prej 200% për verërat dhe shampanjat e tij dhe ai do të bashkohet, por nuk është i detyruar ta bëjë këtë, deklaroi shefi i Shtëpisë së Bardhë.
Kujtojmë se para dy ditësh, Trump paralajmëroi se do të vendoste tarifa të reja nga 1 shkurti për mallrat e importuara nga anëtarët e BE-së, si Danimarka, Suedia, Franca, Gjermania, Holanda dhe Finlanda, së bashku me Britaninë e Madhe dhe Norvegjinë, derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës të lejohen të blejnë Groenlandën.
Në një intervistë me NBC News, presidenti amerikan la të hapur mundësinë e përdorimit edhe të mjeteve ushtarake për ta arritur këtë synim.