Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 1384-të. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cituar nga Tass tha se ndryshimet e presidentit amerikan, Donald Trump në strategjinë e sigurisë kombëtare, e cila kritikon ashpër Evropën, duke rritur rrezikun e “fshirjes së qytetërimit”, janë “në përputhje” me vizionin e Moskës dhe mund të sigurojnë “punë konstruktive” me SHBA-të për zgjidhjen e çështjes ukrainase.
Për më tepër, ndryshimi i strategjisë së sigurisë kombëtare të SHBA-ve nuk e përmend Rusinë si një “kërcënim të drejtpërdrejtë”. Sipas Peskov-it, “ky është një hap pozitiv”. Ndërkohë, Rusia po intensifikon operacionet ushtarake në disa zona të Ukrainës me një seri sulmesh të koordinuara të kryera duke përdorur dronë dhe raketa hipersonike, të cilat kanë arritur përsëri në kryeqytetin Kiev.
Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump u shpreh “i zhgënjyer me Zelensky-n”.
Po flasim me Putinin dhe udhëheqësit ukrainas, përfshirë Zelensky-n. Duhet të them se jam pak i zhgënjyer që Zelensky nuk e ka lexuar ende propozimin. Mendoj se Rusia është dakord, por nuk jam i sigurt nëse Zelensky është dakord, popullit të tij i pëlqen, iu përgjigj presidenti Trump pyetjeve në lidhje me zhvillimet e fundit në negociatat e paqes në Ukrainë dhe hapat e ardhshëm.
Ndërkohë, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pati një bisedë telefonike me Zelensky-n dje.
Para së gjithash, Meloni dëshironte të ripërtërinte solidaritetin e Italisë pas një serie të re sulmesh ruse kundër objektivave civile ukrainase dhe e njoftoi presidentin Zelensky me dërgimin e furnizimeve emergjente për të mbështetur infrastrukturën energjetike e popullsinë. Gjeneratorët e furnizuar nga kompanitë italiane do të dërgohen në Ukrainë në javët e ardhshme, deklaroi qeveria italiane.