Bota

Trump sqaron foton në Truth Social: Mediat e ekzagjeruan, nuk isha si Jezusi por si doktor!

Donald Trump ka reaguar për imazhin kontrovers të publikuar më herët gjatë së hënës në rrjetin Truth Social, i cili u interpretua si një paraqitje e tij në formë të ngjashme me Krishtin.

Gjatë një deklarate për mediat, Trump sqaroi se fotoja – e cila më pas është fshirë – nuk kishte lidhje me figurën e Jezusit.

Sipas tij, imazhi e paraqiste si një “doktor që i bën njerëzit më mirë”, dhe jo si një figurë fetare.

Ai hodhi poshtë interpretimet që qarkulluan në media, duke i akuzuar ato se e kanë “shpikur” këtë narrativë.

Në imazh, Trump shfaqet i veshur me rrobë të kuqe dhe të bardhë, me dorën e vendosur mbi ballin e një burri të sëmurë, ndërsa nga ana tjetër përshkruhet një dritë “hyjnore” që buron mbi skenë, njësoj si imazhet e Krishtit. Ai rrethohet nga figura si mjekë, ushtarë dhe persona që paraqiten në qëndrim adhurues.

LEXO EDHE: Sulmi i Presidentit amerikan, Papa Leoni i përgjigjet Trump-it: Nuk kam frikë nga administrata e tij, do vazhdoj të them atë që besoj

Në sfond shfaqen elementë simbolikë si flamuri amerikan, një shqiponjë dhe Statuja e Lirisë.