Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

“Trup të kesh, je edhe e martuar”/Debate të ashpra mes Ilnisës dhe Françeskës!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Pavarësisht se është ende fillimi i qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet.

Nuk kanë pasur fund debatet këtë të enjte mes banoreve, ka qenë Ilnisa dhe Françeska ato që e kanë kaluar situatën në ofendime. Të dyja kanë qenë duke konsumuar ushqim dhe më pas kanë shpërthyer në debate të ashpra.

Françeska: Mos u merr me mua Ilnisa të kam thënë.

Inlisa: Nuk merrem unë me ty. Skandaloze. Lojtare që të mbajnë çiftet në shtëpi. Turp të kesh se je edhe e martuar.

Françeska: E martuar?! Meriton mblidhe gruan se po bën shumë gabime.

Ndërkohë, vetëm ditë më parë Ilnisa dhe Françeska janë përfshirë në një debat sot në Big Brother, ku është përfshirë edhe Meritoni. Ilnisa iu drejtua Franceskës “ik e lëpi Meritonin”, ndërsa ky i fundit u fut mes vajzave për të qetësuar debatin. Franceska nga ana tjetër i tha Ilnisës se ajo është xheloze. Nga ana tjetër, Ilnisa dhe Meritoni janë përfshirë në një debat së fundmi në shtëpinë e Big Brother Vip dhe shkak duket se është bërë Françeska. Banorja e ka shprehur pakënaqësinë se pse Meritoni ka një javë që gatuan për të.