Bota Music

Turizmi muzikor, qytetet më të mira në botë për gig-tripping!

Udhëtimi për të ndjekur një koncert apo festival muzikor, një fenomen i njohur si gig-tripping, ka qenë prej kohësh një trend në udhëtime, me turizmin muzikor që pritet të arrijë një vlerë rreth 263 miliardë dollarë deri në vitin 2030.

Por cilat qytete janë në të vërtetë më të mirat për t’u vizituar nga adhuruesit e muzikës? Platforma e biletave SeatPick ka mbledhur të dhëna për numrin e koncerteve, hapësirave për koncerte dhe muzikore, festivaleve, artistëve vendas dhe bizneseve të lidhura me muzikën në shumë qytete, dhe secilit i është dhënë total pikësh nga 1 deri në 10.

Kush kryeson listën? Londra renditet e para me 9.67 pikë nga 10, falë 199 hapësirave për koncerte, 1,734 koncerteve, 44 festivaleve dhe, më mbresëlënëse, 3,042 artistëve vendas.

Skena muzikore dhe e jetës së natës në kryeqytetin britanik ka pasur vështirësi për t’u rikthyer në normalitet pas pandemisë, por Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, ka shpallur një “task forcë për jetën e natës”, për të ndihmuar në mbështetjen e hapësirave të muzikës në qytet.

Në vendin e dytë renditet Berlini me 9.55 pikë.

Çikago, Vjena dhe Nashvil plotësojnë pesëshen e parë të kësaj liste.

Qytetet më të mira në botë për adhuruesit e muzikës:

Londër
Berlin
Çikago
Vjenë
Nashvil
Mançester
Nju Jork
Glasgou
Seattle
Bristol / shqip.al