Tifozët serbë nuk e njohin kufirin e turpit.
Përveç vërshëllimave të njëpasnjëshme në momentin kur lojtarët shqiptarë kapin topin, ata filluan me kore politike “Kosova është Serbi”.
Pavarësisht apelit të UEFA-s, që Serbia mund të rrezikojë të humbasë tifozët për dy vite nëse vijon me kore politike dhe raciste, ata nuk duan t’ia dinë.
Në stadiumin ‘Duboçica’ të Leskovacit po luhet ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Dueli është si një ‘finale’ për dy skuadrat, kjo pasi një fitore të afron me vendin e dytë që të dërgon në play-off. Një humbje do largonte kuqezinjtë nga objektivat.
Shqipëria udhëheq pjesën e parë me rezultatin 0-1 me golin e Rey Manaj në min e 41′!