Sport

Rey Manaj ‘shpërthen’ rrjetën, Shqipëria 1, Serbia 0, mbyllet pjesa e parë!

Ka përfunduar pjesa e parë e Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në Leskovc të Serbisë!

Pas zhvillimit të një goditjeje dënimi, vjen goli i avantazhit me një gjuajtje predhë të Manajt.

Manaj shënoi në minutën shtesë të pjesës parë.

Në stadiumin ‘Duboçica’ të Leskovacit po luhet ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Dueli është si një ‘finale’ për dy skuadrat, kjo pasi një fitore të afron me vendin e dytë që të dërgon në play-off.

SERBI 0- 1 SHQIPËRI