Bota

Twitter e fshiu, Donald Trump kërkon rikthimin!

Donald Trump i kërkon një gjykatësi në Miami të Floridas, të rivendosë me shpejtësi llogarinë e tij në Twitter, ndërsa vijon betejën ligjore për t’u rikthyer përfundimisht në rrjetet sociale. Ish-presidenti amerikan pretendon se vendimi për t’i hequr këtë llogari me mbi 88 milion ndjekës, u mor për shkak të presionit të ushtruar nga rivalët në Kongres.

Në padinë e ish-shefit të Shtëpisë së Bardhë, theksohet:

Llogaria në Twitter ishte burim kryesor i lajmeve dhe informacionit për çështjet e qeverisë. Censura dhe kufizimi parandalues përbëjnë shkelje antikushtetuese të fjalës së lirë. Amerika nuk përfiton nga përpjekjet për të shtypur debatin politik.

Donald Trump akuzon Twitter-in se në kohën kur drejtonte Shtëpinë e Bardhë, e censuroi në mënyrë të papërshtatshme, akuza për të cilat ende nuk ka një reagim.

Kujtojmë se Trump u bllokua nga platforma në janar, kur mbështetës të tij që kundërshtonin zgjedhjen e Joe Biden-it president në zgjedhjet e 3 nëntorit 2020, sulmuan Kongresin e pati edhe viktima. Ai akuzohej se disa herë kishte shpërndarë lajme të rreme, duke denoncuar vjedhjen e zgjedhjeve pasi pretendonte mashtrime elektorale.
Për nxitje të dhunës lidhur me ngjarjet e Kongresit, u bllokua edhe nga Facebook e YouTube.