Aktualitet

U arrestuan gjatë tubimit të PD-së, Apeli liron 4 protestues!

Gjykata e Apelit në Tiranë liron nga qelia katër protestuesit e arrestuar pas tubimit të Partisë Demokratike më 17 prill. Vendimi i sotëm i kalon ata nga masa e sigurisë “Arrest me burg” në “Detyrim për paraqitje”.

Në listën e personave të liruar përfshihen shtetasit me iniciale K.Ç., B.T., H.SH., M.T. e S.B., të cilët u vunë në pranga pas akteve të dhunës gjatë protestës.

Tubimi i PD-së u shoqërua me tensione, kur protestuesit hodhën molotovë e fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë. Përplasjet me policinë shkaktuan të lënduar, mes tyre edhe një efektiv. Ata u dërguan në Spitalin Universitar të Traumës për trajtim mjekësor.