Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi dënimin prej 28 vitesh burgim për Ilir Selmanin, i shpallur fajtor si pjesë e grupit kriminal që ekzekutoi ish-policin Santiago Malko. Selmani nuk u paraqit në seancë. Tashmë, nga arresti në shtëpi, ai duhet të dërgohet në një burg të sigurisë së lartë.
Kujtojmë se Selmani u lirua pak kohë më parë nga qelia dhe iu caktua “Arrest shtëpie”, për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit.

Nga Gjykata e Posaçme, GJKKO u shpall fajtor për ekzekutimin e Santiago Malkos, më 19 gusht 2019. Ditë më parë, pranë banesës së tij që ruhet nga forca të shumta policie, u arrestua me armë zjarri Emiljano Nina, një prej personave më të afërt të Ervis Martinajt.
Ky episod çoi hetuesit të dyshojnë se po tentohej një atentat për hakmarrje.