Avokati i udhëheqëses franceze të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen tha se ajo do ta apelojë vendimin e gjykatës.
Marine Le Pen u shpall fajtore të mërkurën për përvetësim të fondeve publike nga një gjykatë në Paris dhe iu ndalua të kandidojë për poste për pesë vitet e ardhshme. Sakaq ajo u dënua me dy vite arrest shtëpie dhe dy vite liri me kusht.
“Kjo është një goditje për demokracinë”, u tha avokati i Le Pen gazetarëve jashtë selisë së partisë së ekstremit të djathtë.
Gjyqtari: firmosën “kontrata fiktive”.
Nëntë deputetët dhe dymbëdhjetë asistentët parlamentarë të shpallur fajtorë nënshkruan “kontrata fiktive”, si pjesë e një “sistemi” të vërtetë përvetësimi brenda Frontit Kombëtar. Këtë e deklaroi gjykatësi, Bénédicte de Perthuis, në ditën e vendimit.
U konstatua se të gjithë këta persona kanë punuar realisht për partinë, se deputeti i tyre (përkatës) nuk iu kishte besuar asnjë detyrë dhe se kalonin nga një deputet në tjetrin. Nuk bëhej fjalë për punën e asistentëve, por për burimet e deputetëve.