Celebrities Gossip Showbiz

U harrua Julia Fox, të dashurën e re të Kanye West të gjithë po e ngatërrojnë me Kim Kardashian!

E dashura e re e reperit Kanye West, Chaney Jones është një kopje e Kim Kardashianit dhe kjo nuk ka vend për diskutim. Ajo është fotografuar së fundmi në plazhet e Majamit dhe i gjithë rrjeti është ‘tronditur’ nga ngjashmëria e ‘frikshme’ që bukuroshja ka me Kim-in, ish-bashkëshorten e Kanye-t.

Influencuesja dukej super seksi me truporet e saj të zeza teksa kishte vendosur një palë syze dielli me nuancë neoni. Bukuroshja brune nuk i la shumë vend imagjinatës, ndërsa u zhyt në det dhe shijonte rrezet e ngrohta të Miamit.

Chaney, një modele dhe influencuese në Instagram, thuhet se është e dashura e re e reperit Kanye West, pasi ai i dha pak ditë më parë fund lidhjes me aktoren e njohur të“Uncut Gems”, Julia Fox. Kjo nuk është hera e parë që Chaney gjen një të dashur që ngjan me ish-bashkëshorten, Kim Kardashian.

Rikujtojmë se së fundmi thuhet se reperi i njohur West mund të akuzohet për sulm ndaj një fansi jashtë një lokali nate në Los Angeles. Ngjarja ndodhi në janar dhe videot u shpërndanë gjerësisht në rrjet. Burime të zbatimit të ligjit thanë për ‘TMZ’ se policia pothuajse e ka përfunduar hetimin për incidentin, i cili përfshin video paparacësh dhe deklarata të dëshmitarëve.

West është duke bërë gjithçka për të fituar ish-bashkëshorten e tij, Kim. Madje, për Shën Valentin ai i ka dërguar Kim-it një kamion me lule por duket se dita ditës dyshja e njohur po largohen gjithnjë e më shumë nga njëri-tjetri. Kim nga ana tjetër është duke shijuar romancën e saj të re me komedianian Pete Davidson dhe duket se gjithçka që ka të bëjë me jetën personale të ish-partnerit të saj nuk përbën më interes për të.