Aktualitet

U mor në pyetje për 4 orë, del nga SPAK deputetja Klotilda Bushka

Pasi u mor në pyetje për 4 orë nga prokurorët, deputetja e PS Klotilda Bushka ka dalë nga SPAK.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se kryetarja e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, nuk komentoi kur doli nga dyert se Prokurorisë së Posaçme.

Ajo po hetohet për akuzën e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës, mbasi siç dyshon SPAK ajo thirri në zyrat e avokatit të popullit dëshmitaren Ina Goxhaj, të cilës ju mor telefoni dhe ju kërkua të mos fliste.

 LEXO EDHE: GJKKO reagon ndaj procesverbalit që publikoi Veliaj: Prokurori Dado nuk e përmendi fjalën “ndyrësirë”

SPAK njoftoi se deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete, të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim Klotilda Bushka ka kryer veprime aktive të kundërligjshme, të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin  dosjen numër 27 të vitit 2024.

Ky hetim u nda nga hetimi ndaj kryebashkiakut Erjon veliaj,  bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe biznesmenë e mes tyre edhe Elman Abule nën arrest me burg.

LEXO EDHE: “Ndyrësirë, s’ke turp që tregon banesën e prokurorit”/Veliaj publikon debatet me Dadon në seancë!

Deputetja Bushka publikisht ka thënë që Ina Goxhajn e ka kushërirë dhe kjo është hera e parë qe ajo thirret në SPAK për këtë çështje

Në dosjen tjetër të veçuar, Erjon Veliaj nën arrest me burg dyshohet për korrupsion në nëntë raste dhe pastrim parash