Selin ka biseduar me Mateon dhe ka treguar për ish-lidhjen e saj, e cila ka zgjatur 2 vite e gjysmë dhe përfundoi për shkak se nuk përshtateshin më me njëri-tjetrin.
Kam pasur një lidhje 2 vite e gjysmë, isha 19 vjeçe dhe 21 vjeçe jam ndarë. Isha e vogël dhe po kuptoja që sa më shumë po rritesha, po bëhesha versioni më i mirë i vetes sime, ndërkohë që ai ishte 27 vjeç dhe nuk ishte personi që më përshtatej plus që kur fillon edhe të ndërhyn mënyra si jeton, karriera. Në parim më suportonte, po thellë-thellë komentohej çdo gjë. U ndava vonë se mendova se do ndryshonte, po varja, ka edhe më keq.
Babai i Selin ka qenë ditën e djeshme në një lidhje telefonike me emisionin “Shqipëria Live”, ku ka shpërthyer ashpër ndaj banorit të “Big Brother VIP 5”, Miri. “Kam shumë mendime po nuk mund t’i them. Nuk dua të degradoj motrën, nënën, nusen dhe vajzën e Mirit. Siç kanë bërë të tjerët me mua, që kanë vënë në pikëpyetje a njoh vajzën time. Do ja them nëse do kem mundësi për ta takuar ndonjëherë. Një sugjerim për produksionin, duhet të merrni dy tre psikologë për të parë nivelin e persivitetit. Atje me nder jush s’ka ça të bëjë, po për lekë i errën sytë, është i gatshëm të bëjë çdo gjë”, tha ai.