Aktualitet Zgjedhjet 2025

U vu nën hetim pas përplasjes në Vorë, reagon Noka!

U vu nën hetim pas përplasjes në Vorë, reagon Noka.

Sot jam proceduar penalisht me akuzën e veprës penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Ftoj të gjithë qytetarët të shikojnë në faqen time videolajmin e arrestimit nga policia të shtetasit Xhoni Asllanaj, me të cilin sot u përballa në qendrën e votimit në #Vorë!
Xhoni Asllanaj është nipi dhe shoferi i Albert Xhabaftit të Vorës dhe është i skeduar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pasi komunikimit me Prokurorin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. N, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, për veprën penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Procedimi në gjendje të lirë nisi pasi në bazë të kallëzimeve të shtetasve Xh. A., 29 vjeç dhe M. D., 33 vjeç, ky shtetas ditën e sotme, në Vorë, i ka penguar dhe kanosur për të ushtruar të drejtën e votimit.

Materialet procedurale do t’i referohen Spak, për hetime të metejshme.