Maturantët nuk do të kenë më dy lëndë me zgjedhje, por do të zgjedhin vetëm një. Sipas udhëzimit të ri të Ministrisë së Arsimit për Maturën Shtetërore 2018-2019, lista e lëndëve alternative është shtuar nga 8 në 11. Nga 5 provime që maturantët i nënshtroheshin në vitet e mëparshme, Matura Shtetërore 2019 do të ketë një më pak, 4 të tilla. Tri lëndë të reja me zgjedhje, veç atyre bazë, i janë shtuar listës së lëndëve alternative, të cilat janë: Histori baleti, Histori muzike dhe Histori arti.