Ajo u shpall artistja më e pasur në botë për vitin 2019-të kjo falë suksesit të markës së saj “Fenty Beauty” dhe “Savage X Fenty” arriti të sigurojë miliona dollarë fitime.
Pavarësisht sukseseve të saj Rihanna vazhdon të mbetet një vajzë e thjeshtë e cila nuk ka aspak frikë të shfaqet online pa grim.
I tillë ka qenë postimi i saj i fundit në Instagram ku këngëtarja 31-vjeçare u shfaq krejtësisht ujë e sapun, e pagrimuar dhe natyrale.
Në diçiturën e fotos ajo thekson se ky është ‘selfie’ i parë i vitit 2020, një foto që tërhoqi vëmendjen e fansave të saj.