Në Peshkopi protestohet kundër dhënies me koncension të ujërave termale. Pasi firmosën një peticion, banorët e lagjes së llixhave në hyrje të qytetit, u mblodhën para bashkisë për të kundërshtuar siç thanë, një vendim të marrë në prefekturën e Shkodrës dhjetorin e kaluar.Për banorët është e papranueshme që prefekti i Shkodrës të vendosë për fatin e një lagjeje të tërë në Dibër, e cila është ndërtuar nga fillimi në funksion të ujit kurativ. Banorët dyshojnë se praktika për dhënien me koncesion të ujit është korruptive, njësoj si me koncesionet e tjera.