Bota

Ukraina kërkon takim urgjent të Këshillit të Sigurisë së OKB: Mizoritë ruse nuk mund të kalojnë pa ndëshkim!

Ministri i Jashtëm Ukrainas tha se Ukraina ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurisë të OKB-së të martën pas sulmit raketor rus të javës së kaluar në qytetin e Kryvyi Rih që vrau 20 civilë.

 “Një përgjigje e fortë ndërkombëtare ndaj mizorive ruse është e domosdoshme. Një terrorizëm i tillë nuk duhet të normalizohet kurrë. Ne bëjmë thirrje për dënim të fortë dhe veprim vendimtar”, tha Ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sibikha në një postim në Twitter.

Kujtojmë se kjo kërkesë e palës ukrainase vjen pasi Rusia nuk pranoi të kishte një armëpushim të përkohshëm sipas propozimit të SHBA-së dhe vazhdoi të avanconte në territorin ukrainas

Pak ditë më parë një sulm me raketa ruse në qytetin ukrainas të Kryvyi Rih goditi sot një zonë të banuar, duke vrarë të paktën 12 persona dhe duke plagosur 50 të tjerë.

Dy fëmijë ishin mes të vdekurve, tha guvernatori i rajonit. Një tjetër zyrtar lokal shtoi se të paktën 50 të tjerë u plagosën.

Sulmet vijnë në një kohë kur pala ukrainase dhe pala ruse janë në bisedime me diplomatët amerikanë për të arritur një marrëveshje armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur.

Diplomatët amerikanë kanë zhvilluar takime veçmas me homologët ukrainas e rus në Arabinë Saudite, ku ranë dakord të ndalojnë sulmet në infrastrukturën energjetike si dhe të tërheqin anijet dhe forcat ushtarake në Detin e Zi.

Edhe aleatët e NATO-s janë të vendosur të paraqesin një front të bashkuar për të kundërshtuar pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia, por aleatët evropianë po ndiejnë se përpjekjet e tyre janë margjinalizuar.

Në kërkim të një marrëveshjeje të shpejtë për armëpushim, Uashingtoni ka sugjeruar se Ukraina mund të duhet të bëjë koncesione territoriale. SHBA-ja po ashtu ka ndërmarrë hapa për të rinisur dialogun me Rusinë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, pritet të marrë pjesë në takim së bashku me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Andriy Sybiha, dhe shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.

Rubio mund të përballet me pyetje nga aleatët, të cilët janë të alarmuar, të zemëruar dhe të hutuar nga lëvizjet e administratës së presidentit, Donald Trump, për të përmirësuar raportet me Rusinë dhe nga sulmet e saj verbale ndaj partnerëve të kamotshëm transatlantikë.