Bota

Ukraina lëshon mbi 30 dronë drejt Moskës gjatë natës, mbyllen disa aeroporte!

Një takim i ri mbi çështjen e Ukrainës ka të ngjarë të organizohet në mesin e qershorit në Vatikan, sipas informacioneve nga gazeta amerikane Wall Street Journal.

Sipas gazetës, takimi mund të përfshijë një delegacion amerikan të udhëhequr nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio dhe i dërguari special i presidentit, Donald Trump për Ukrainën, Keith Kellogg.

Kujtohet se javën e kaluar, vetë Papa Leoni ofroi vullnetarisht për të pritur një takim mbi çështjen ukrainase.

Shtypi italian raporton se më në fund, shumë udhëheqës evropianë kanë shprehur besimin se nga ky takim mund të dalë një armëpushim pa kushte.

Qasja “armëpushim dhe të shohim” për zgjidhjen e konfliktit me Ukrainën nuk do të funksionojë më, pavarësisht se sa shumë bërtasin Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kryeministri britanik Keir Starmer, se Shtetet e Bashkuara duhet të forcojnë sanksionet anti-ruse, tha Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov në Universitetin Ruso-Armen në Jerevan. Lavrov tha se në Stamboll, në vitin 2022, Rusia dhe Ukraina “nisën diskutimet e zgjidhjes së propozuar nga delegacioni ukrainas”.