Showbiz

Urimin më të bukur për ditëlindje, Mozzik e mori nga e bija

Sot më 29 shtator një ndër reperët më të dashur të publikut feston ditëlindjen.

Bëhet fjalë për Mozzik i cili feston 25 vjetorin dhe që këtë vit ka lançuar hit pas hiti e projektet muzikore të të cilit janë vlerësuar shumë nga fansat.

Po të bëni një vizitë në llogarinë e tij të Instagramit do të vëreni mijëra urime që i janë bërë reperit nga fansat dhe miqtë e ngushtë.

Ajo e cila e ka emocionuar së tepërmi është urimi i vogëlushes së tij Hana. Në një video ku ai shfaqet me Hanën kjo e fundit e uron babin për ditëlindje. Kjo e ka frymëzuar Mozzik t’i dedikojë disa fjalë të voglës së tij.

“Pikërisht sot 25 vite, Zoti më dha frymën e parë! Sa falenderues jam për gjithë të mirat që më rrethojnë, familjen e shoqërinë e shëndoshë, e të gjithë fansat që më përcjellin në çdo moment. I gëzofshim edhe 100 së bashku të gjithë” -shkroi ai në përshkrimin e videos së postuar në Instagram.