Bota

Ushtria izraelite, paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave!

Ushtria izraelite ka lëshuar një paralajmërim urgjent drejtuar qytetarëve në Iran, duke u kërkuar që të shmangin përdorimin e trenave dhe udhëtimin me hekurudhë deri më 21:00 sipas orës lokale.

Paralajmërimi u publikua sot në një postim në gjuhën persiane në platformën X.

Për arsye sigurie, ju kërkojmë me mirësi që nga ky moment e deri më 21:00 sipas orës iraniane, mos përdorni dhe mos udhëtoni me tren në asnjë pjesë të Iranit, thuhet në njoftim.

Prania juaj në trena dhe pranë linjave hekurudhore, ju vë jetën në rrezik, thekson më tej paralajmërimi.

Ushtria izraelite nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi arsyet e këtij paralajmërimi, por mesazhi i trupave të shtetit hebraik, sugjeron se ekziston një kërcënim i menjëhershëm ndaj transportit hekurudhor në Republikën Islamike të Iranit.